
Pavarësisht se kanë hasur vështirësi në regjistrimin e lojtarëve , drejtuesit e Valencias vijojnë të përqëndruar maksimalisht në merkato.
‘’ Los Ches ‘’ si duket do të kenë fatin e transferimit të një sulmuesi tejet të eksperimentuar në kontinentin e vjetër siç është Edinson Cavani .
Uruguajani është tentuar nga shumë ekipe në kohët e fundit por spanjollët duket se janë në hap përpara por për firmosjen me ‘’ El Matador ‘’ duhet patjetër të zgjidhin situatën e Maxi Gomez.
35 vjeçari refuzoi kalimin tek Boca Juniors duke i dhënë prioritet vijimit në kontinentin e vjetër , aty ku shkëlqeu në të kaluarën me skuadra si Napoli apo Paris St Germain.
Sigurisht gjithçka do të varet nga vendimi i ish mesfushorit të Milanit , për një lojtar tejet cilësor i cili është në metrat e fundit të karrierës .
Projekti i drejtuesve të bardhezinjve mbetet shumë ambicioz , kryefjala e të cilit është pjesmarrja në Europë dhe sigurisht sulmuesi nga Salto do të konsiderohej një ndihmë e madhe për sulmin e Valencias.
Një kalim në Primera Division do të bëhej kampionati i katërt nga pesë më prestigjozët e Europës dhe ky fakt do të theksonte cilësitë e mahnitshme të Edinson Cavanit i cili kudo ku ka vënë këmbën ka shkëlqyer .



