
Do të luhen këtë të martë, dy ndeshjet e para, të vlefshme për çerekfinalen e Champions League.
Padyshim vëmendja më e madhe, do të jetë te sfida mes Manchester City dhe Bayern Munich. Të dyja këto skuadra shihen favorite për të marrë trofeun në fund dhe është si një finale e parakohshme.
Sfidë tjetër interesante, është edhe ajo mes Benficas dhe Interit. Të dyja skuadrat duan gjysmëfinalen dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.
Këto përballje do të startojnë në orën 21:00.



