
Christian Erikesn u rikthye në fushë në muajin janar të këtij vit, pas problemeve me zemrën që shfaqi në Europian me Danimarkën.
Mesfushori në dimër firmosi me skuadrën angleze të Brentford, me të cilët ka treguar paraqitje të shkëlqyera, duke bërë që shumë skuadra ta shikojnë si alternativë për sezonin tjetër.
Këtë e ka konfirmuar vetë 30-vjeçari, në një prononcim të dhënë së fundmi, duke paralajmëruar largimin nga Brentford.
Nuk mendoj se ka futbollistë që mund të vendosin vërtetë vetë se me kë klub do të luajnë. Janë shumë kritere që hyjnë në lojë në këto situata. Në nivelin personal unë kam disa oferta të ndryshme dhe do të vlerësoj se kush është më e mira për mua. Pas kësaj do të marr edhe vendimin tim.



