
Partizani prezantoi afrimin e parë në merkaton e verës.
Të kuqtë, kanë firmosur me sulmuesin Rodrigo Piloto, që vjen nga skuadra e Atletik klub d’Eskaldes të Andorrës, aty ku në sezonin e fundit realizoi 15 gola.
Në njoftimin e Partizanit, thuhet se sulmuesi ka firmosur një kontratë për dy sezone.

Njoftimi i klubit:
FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Rodrigo Piloto. Klubi ka arritur akordin me qendër sulmuesin, i cili së fundmi ishte pjesë e Atletik klub d’Eskaldes të Andorrës skuadër me të cilën realizoj 15 gola. 23 vjeçari portugez ka firmosur një kontratë për 2 vite me opsion edhe për një tjetër sezon. Piloto i është bashkuar menjëherë të kuqve në seancën e sotme stërvitore.



