
Sidrit Guri nuk është më lojtar i Shkëndijës. Klubi tetovar, nëpërmjet një komunikate zyrtare, njofton se palët kanë mbyllur bashkëpunimin.
Sulmuesi tashmë ka dalë si lojtar i lirë dhe po përgatitet për një aventurë të re. Prej javësh, emri i Sidrit Gurit është lidhur me Partizanin, teksa ka pasur edhe një takim me drejtorin e të kuqve, Elton Marini dhe ekziston mundësia që të bashkohet me të kuqtë.
Në orët e ardhshme, pritet të zyrtarizohet edhe e ardhmja e sulmuesit 28-vjeçarit, i cili në të kaluarën ka luajtur në Shqipëri, me Vllazninë, Korabin dhe Kukësin.
NJOFTIMI I KLUBIT:
Shkëndija dhe Sidrit Guri kanë arritur marrëveshje të dyanshme që të ndërpritet bashkëpunimi.
Shkëndija shpreh publikisht mirënjohjen për Sidritin për angazhimin dhe përkushtimin e tij në fanellën kuqezi, dhe i dëshirojmë shumë fat dhe suksese në të ardhmen.
Rikujtojmë që Guri skuadrës sonë iu bashkëngjit në shtator të vitit të kaluar dhe ishte lojtari kryesor në sulmin e Shkëndijës, duke shënuar golat vendimtarë si në kampionat po ashtu edhe në ndeshjet në kompeticionet evropiane.



