Barcelona i shkel syrin Antony-t

Barcelona i shkel syrin Antony-t

Me një këmbë larg ‘’ Camp Nout ‘’ , Barcelona ka filluar punën për të zëvëndësuar  sulmuesin Ousmane Dembelen me të cilin drejtuesit nuk e kanë arritur rinovimin. Xavi Hernandez është i ndërgjegjshëm se largimi i francezit do ti dobësojë shumë krahët dhe për këtë arsye tashmë i ka bërë me dije drejtuesve preferencën në merkato.

Flitet per talentin brazilian te Ajaxit Antony i cili ka të dhëna të mrekullueshme dhe mund ti shkaktonte shumë shqetësime kundërshtarëve në krahun e djathtë të sulmit.

21 vjeçari ka fituar shumë famë me Ajax Amsterdamin , drejtuesit e të cilit janë të hapur për negociatat me ‘’ Los Cules ‘’ të cilat mund të kenë një fund të lumtur për shkak të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet institucioneve në fjalë .

 Ajaxi shquhet si një ndër prodhuesit më të medhenjë të talentëve dhe sipas disa mediave vendase ka përcaktuar 50 milionë euro për largimin e  Antony-t.

Në këtë histori hollandezët do të dilnin të fituar sepse investuan vetëm 15 milionë përpara një viti e gjysëm tek brazilianët e Sao Paolos dhe Erik ten Hag ka një rol të veçantë në zhvillimin e perlës se gjigandëve të Eredivisies , lojtar që e ka shpërblyer besimin e numrit një të stolit.

 Nëse i referohemi të ardhmes , Xavi Hernandez do të ketë në dispozicion vetëm Ferran, Abde dhe Ansu Fati si ekstremë dhe firmosja me Antony-n mund  ti jepte fund shqetësimeve të ishi-t të Al Sadd.

Çështja ‘’ Dembele ‘’ po i lodh ‘’ Blaugranët ‘’ për të cilët janë të pafalshme gabimet në vijimësi pasi pak e nga pak spanjollët po e rikthejnë faqen edhe pse iu mbetet edhe shumë rrugë për të përshkuar .

  Kualiteti i mrekullueshëm i Antony-t është kanalizuar në 26 sfida dhe 11 gola deri më tani por me këtë ekip pas dere parashikohet se braziliani do ta mendojë mirë të ardhmen sepse kalimi në Katalunjë është një shans që s’duhet humbur .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy