
Pas ndeshjes në Copa Libertadores, mes brazilianëve të Atletico Miniero dhe argjentinasve të Boca Juniors, ka shpërthyer në kaos i vërtetë. Lojtarët e Boca Juniors janë përplasur me policinë dhe shkak për këtë është bërë një episod i ndodhur gjatë ndeshjes.
Ekipi brazilian u kualifikua në çerekfinale, por me polemika të shumta. Boca Juniors iu anulua një gol nga VAR, i cili sipas tyre ishte i rregullt. Pas penalltive, argjentinasit u eliminuan nga Copa Libertadores dhe kjo irritoi së tepërmi lojtarët. Këta të fundit pas përfundimit të ndeshjes, kërkuan të përballeshin me gjyqtarët e takimit, duke tentuar të futen në dhomat e zhveshjes.
A Boca Juniors player vomits when he inhales gas fired by police. pic.twitter.com/eaRWcNveBo
— FOOTBALLFANSSTUFF (@officialffsnews) July 21, 2021
Megjithatë gjithçka u ndal nga policia, që gjithashtu kishte përplasje me lojtarët. Një kaos i vërtetë, i cili erdhi pas atij vendimi të kontestueshëm të VAR. Pritet që në orët e ardhshme të ketë edhe shoqërime në polici, të lojtarëve që shkaktuan trazirat.
There was a commotion in the Atletico Mineiro vs Boca Juniors match because the goal was annulled by VAR. pic.twitter.com/xmamjfRgpX
— FOOTBALLFANSSTUFF (@officialffsnews) July 20, 2021



