Futbollisti i Kombëtares, Odise Roshi, gjeti rrugën e rrjetës në Turqi këtë të martë.
Fieraku shënoi golin e parë për Sakaryaspor, në sfidën që skuadra e tij fitoi 3-1 ndaj Tuzlaspor.
32-vjeçari po kalon një formë të mirë në Ligën e Parë në Turqi, aty ku në 15 ndeshje, ka shënuar dy gola.
Ky është sezoni i dytë për Roshin te Sakayaspor dhe duket se është përshtatur mirë në Turqi.



