
Gjatë kësaj merkatoje verore Theo Hernandez vijon të jetë një ndër anësorët më të pretenduar.
Pikërisht është Atletico Madridi, ekip i cili dëshiron ta rikthejë në La Liga.
Megjithatë historia për të në ‘’ San Siro ‘’ mund të ndryshojë për faktin e kërkesave të tij, të cilat ndoshta nuk do të pranohen nga drejtuesit e Milanit.
Nga kjo situatë po tentojnë të përfitojnë ato të ‘’ Los Colchoneros ‘’, një ekip i cili vijon të jetë në lartësinë e duhur prej sezonesh tashmë në aspektin e performancave.
Pjesëmarrja në Champions League dhe të qënit një rival i sikletshëm sidomos për Real Madridin dhe Barcelonën e lartësojnë figurën e teknikut Diego Simeone, një ndër më jetëgjatët në pankinën e një klubi.
Ndërkohë, italianët synojnë të arkëtojnë të paktën 30 milionë euro për shërbimet e 27 vjeçarit por spanjollët nuk janë dakord dhe do tentojnë ta përgjysmojnë shifrën.
Prej gjashtë vitesh anësori marsejez ka patur një ecuri shumë të mirë me ‘’ Djallin ‘’, një titullar i padiskutueshëm.
Oferta prej 17 milionë eurosh nga Enrique Cerezo natyrisht është refuzuar kategorikisht nga presidenca e ish fituesve të Champions Leagues, e cila nuk korrespondon vlerën reale të kartonit të lojtarit në fjalë.
Siç dihet manjati spanjoll karakterizohet për kokëfortësinë e tij dhe pritet një reagim në lidhje me Theo Hernandez, shumë i rëndësishëm tek Milani.



