
Zgjerimi i listës së pretendentëve të Marc Guehi-t po rikonfirmon se mbetet një ndër më të mirët aktualisht në Europë.
Anglezi ka arritur të bëhet protagonist tek Crystal Palace për të cilin Bayern Munchen, Real Madridi dhe Liverpooli po luftojnë.
Megjithatë, ashtu siç parashikohej një tjetër pretendent serioz ka hyrë garë dhe flitet për Manchester City-n.
Drejtuesit e ‘’ Qytetarëve ‘’ janë impresionuar me rendimentin e mbrojtësit, për të cilin do të zhvillohet një sfidë tejet interesante gjatë merkatos dimërore ose ndoshta edhe asaj verore.
Rendimenti i 25 vjeçarit s’mund të anashakalohet, i cili ka treguar profesionalizmin në një ndër kampionatet më të bukur të Europës siç është Premier League.
Lajmi është raportuar nga gazetari Nicolo Schira dhe sipas ecurisë së deritanishme arrihet në konkluzionin se shumë shpejt ish-i i Chelseat mund të largohet nga ‘’ Selhurst Parku ‘’.
Karriera e tij mund të ndryshojë në çdo aspekt nëse do të vendosë për një ekip elite dhe në rastin konkret ‘’ Pep ‘’ e ka kërkuar transferimin e tij në ‘’ Etihad ‘’ duke qenë se Josko Gvardiol vijon i dëmtuar.



