Andre Onana, drejt Arabisë Saudite

Andre Onana, drejt Arabisë Saudite

Eksperienca për Andre Onanan në Europë mund të përfundojë shumë shpejt.

Kamerunasi, aktualisht pjesë e Manchester United është përfshirë në listën e disa klubeve nga Arabia Saudite.

Kur i referohemi këtij fakti, duhet theksuar se ofertat në drejtim të lojtarëve janë tejet joshëse, shumë nga të cilët në vitet e fundit kanë vendosur të provojnë veten në këtë kampionat.

Në të shkuarën 28 vjeçari shkëlqeu tek Interi dhe më pas vendosi për tu transferuar në ‘’ Old Trafford ‘’, tek një ndër ekipet më të famshëm të historisë së futbollit.

Megjithatë, rendimenti jo në lartësinë e duhur është shoqëruar me kritika dhe ndoshta Arabia Saudite mund të jetë destinacioni i rradhës për ishi-n e Ajax Amsterdamit.

Në merkaton e verës e ardhmja e Andre Onanas mund të ndryshojë, si në aspektin sportiv ashtu edhe atë ekonomik, i cili i ka treguar cilësitë poshtë tre shtyllave me ekipe tejet cilësorë në Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy