Derbi londinez për Dani Olmon

Derbi londinez për Dani Olmon

 Pas dy sezoneve me Barcelonën pretendentët për Dani Olmon vijojnë të mos mungojnë.

Në fakt gjatë merkatos së verës në Premier League do të zhvillohet një tjetër derbi londinez, midis Arsenalit dhe Chelseat. 

Joan Laporta e ka qartësuar që në krye të herës se synon rreth 70 milionë euro për ishi-n e Leipzigut, shifër e justifikuar nga paraqitjet me ‘’ Los Cules ‘’. 

28 vjeçari është grumbulluar rregullisht edhe nga Luis de la Fuente tek Spanja, me të cilën do të zhvillojë edhe Botërorin. 

Nëse i referohemi ‘’ Topchinjve ‘’ duhet thënë se Dani Olmo përshtatet me skemat e Mikel Artetas, i cili i dërgoi deri në finalen e Champions Leagues sezonin aktual dhe fitoi Premier Leaguen. 

Kontaktet ndërmjet drejtuesve të 13 herë kampionëve të Anglisë dhe atyre të ‘’ Blaugranëve ‘’ tashmë kanë nisur dhe mbetet për tu parë se deri në çfarë pike do të arrijnë. 

Edhe ‘’ Blutë e Londrës ‘’ nuk mbesin pas të cilët do të startojnë një tjetër kapitull në historinë e tyre me Xabi Alonson si trainer.

 Ishi i Bayer Leverkusenit kërkon elementë cilësorë në ‘’ Stamford Bridge ‘’ dhe natyrisht e ka mbështetjen e padiskutueshme të pronarit Todd Boehly. 

Megjithatë kjo histori do të varet nga Dani Olmo, një ndër më të mirët në botë në pozicionin ku aktivizohet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy