
Mungesa e Manchester United në Champions League gjatë këtij sezoni e ka përforcuar idenë e largimit të Cristiano Ronaldos nga ‘’ Old Trafford ‘’ .
Për portugezin ky fakt mund të konsiderohet një dështim por nga ana tjetër shumë pretendentë kanë ndezur motorrët për ‘’ Cr 7 ‘’ .
Momentalisht Chelsea është një hap përpara për pesë herë fituesin e ‘’ Topit të Artë ‘’ , lojtar që ka lënë shenjë në çdo klub ku është aktivizuar.
‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë nisur një tjetër etapë në historinë e tyre me Todd Boehlyn në krye dhe një trainer si Thomas Tuchel i cili shumë shpejt i siguroi Champions Leaguen e dytë kreyqytetasve .
Largimi i Romelu Lukakut dhe Timo Wernerit e kanë vënë në lëvizje ishi-n e Borussia Dortmundit , i cili sigurisht është i ndërgjegjshëm ç’do të thotë një kalim i bishës nga Madeira në ‘’ Stamford Bridge ‘’ pavarësisht se është aktivizuar për një kohë të gjatë me rivalët direktë për Premier Leaguen .
Cristiano Ronaldo kërkon të lërë me çdo kusht ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ dhe besohet se deri në fund të merkatos mund ta gjejë destinacionin për vijimin e karrierës e cila e ka klasifikuar si një ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave .



