U luajtën ditën e sotme, dy ndeshjet e fundit për javën e shtatë në Abissnet Superiore.
Kukësi mori një fitore shumë të rëndësishme, teksa mposhti 2-0 Bylisin. Golat e Ferreira në minutën e 23 dhe Taipi në minutën e 60-të, i dhanë fitoren verilindorëve, që shkojnë në kuotën e 8 pikëve, në vendin e tetë.
Vazhdon kriza për Teutën, që u mposht me përmbysje nga Kastrioti, me rezultatin 2-1, që u vendos që në pjesën e parë.
Durrsakët kaluan në avantazh me Krabecin në minutën e 13-të, por krutanët përmbysën rezultatin me golat e Karakaci në minutën e 28 dhe Morbeck në minutën e 45.
Me këtë fitore, Kastrioti shkon në kuotën e 9 pikëve në vendin e shtatë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e fundit me vetëm 4 pikë.



