
Me ardhjen e trajnerit Erik Ten Hag, te Manchetser United, ka nisur një revolucion i madh. Klubi ka njoftuar ditën e sotme, largimin e 11 lojtarëve.
Në njoftimin e klubit, bie në sy divorci me lojtarë si Edinson Cavani, Paul Pogba, Juan Mata, Jesse Lingard, Nemanja Matic dhe Lee Grant.
Pesë lojtarë të akademisë do të largohen nga klubi pasi mbarojnë kontratat e tyre. D’Mani Mellor, Reece Devine dhe Connor Stanley kanë marrë dritën jeshile nga klubi që të gjejnë klube të reja përpara sezonit të ri.
Ndërkohë sa i përket largimeve në listë është edhe lojtar Paul McShane do të tërhiqet nga futbolli. Portieri Paul Wooston njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli si 23 vjeçar në mars.
Lista e të larguarve:
D’Mani Mellor
Edinson Cavani
Reece Devine
Lee Grant
Jesse Lingard
Juan Mata
Nemanja Matic
Paul McShane
Paul Pogba
Connor Stanley
Paul Woolston



