Starova: Tiranës i dallohet grinta, Partizani po vuan nga merkato

Starova: Tiranës i dallohet grinta, Partizani po vuan nga merkato

Sulejman Starova, specialist futbolli, analizoi situatën e skuadrave të kreut. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova deklaroi se Tiranës i dallohet grinta që kanë si skuadër.

Sipas Starovës, Partizani ndryshe nga Tirana, vuan nga merkato që është ende e hapur dhe lojtarët përmenden për tu larguar.

Tirana është një nga skuadrat superiore, që i dallohet grinta. Pas humbjes në derbi, u duk sikur humbi nga ana morale. Është rikthyer morali. Lexohet grinta, dëshira për të fituar. Përfiton edhe nga kundërshtari. Një motiv vinte edhe nga jashtë, pas rezultatit të rivaleve. Iu lehtësua shumë ndeshja, pas golit me penallti. Pas golit, Bylisi lëshoi terren dhe Tirana i shfrytëzoi shumë mirë.

Atë që Tirana nuk e vuajti, po e vuan Partizani. Të luhet kampionati dhe të jetë hapur merkato, nuk shkon. Skuka përflitet të largohet dhe shkon luan me Krujën. Partizani po e vuan shumë këtë, sepse i largohen dy liderët. Ky nuk është rregull i një zanati si stërvitet skuadra. Skuka? Po ikën lojtari më i mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy