
Roma e ka nisur me fitoren kampionatin, teksa mposhti minimalisht Salernitanën në transfertë.
Një gol i Cristante në pjesën e parë, i dha fitoren në ndeshjen e parë të Serie A, skuadrës së Mourinho. Verdhekuqtë kishin disa raste për shënim, por shtylla dhe portieri vendas, i mohuab të dytin.
Në krahun tjetër, Lazio mori një fitore me vlera, teksa mposhti me përmbysje Bolognan 2-1. Skuadra e Sarrit e nisi keq, teksa që në minutën e 6-të mbetën me 10 lojtarë, pasi Maximiano u ndëshkua me të kuq. Miqtë kaluan me Arnautovic në avantazh në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, Lazio përmbysi rezultatin falë një autogoli të De Silvestri dhe golit të Immobile.



