Barcelona k֝ëmbngul për Traoren

Barcelona k֝ëmbngul për Traoren

    Largimi i Ousmane Dembeles do të ndodhi në një moment shumë kritik të Barcelonës , skuadër që nuk pranon të dorëzohet për Adama Traoren .

Katalanasit po i shqyrtojnë të gjitha opsionet në këtë fund merkatoje dhe  spanjolli konsiderohet një garanci për të ardhmen .

Gjigandët e La Ligas  po presin që kjo çështje të zgjidhet sa më parë  dhe ta afrojnë sulmuesin me ‘’ Camp Noun ‘’ , e cila po vijon me ritmin e duhur dhe sipas ‘ Sport ‘ në parim duket sikur  26 vjeçari është pajtuar me këtë destinacion dhe ka shprehur se është gati të ulë pretendimet vetëm që ti vijë në ndihmë ‘’ Blaugranëve ‘’ për të vijuar drejt zgjidhjes së problemeve .

 Ky operacion lidhet me largimin e francezit dhe synimi kryesor është vijimi i  negociatave me Wolverhampton për huazimin e Adama Traores për të evituar rreth 30 milionët e përcaktuara nga anglezët për largimin e  golashënuesit.

 Karakteristikat e lojës së ishi-t të Middlesbrough preferohen shumë nga Xavi Hernandez , ndër të cilat spikasin shpërthimet e njëpasnjëshme dhe një aspekt fizik për tu duartrokitur , elementë që e kanë shëndërruar në një terror për çdo kundërshtar .

Një sulmues me këto parametra  do të shkaktonte shumë entuziazëm për Barcelonën që kërkon t֝ë rifitojë protagonizmin në sezonin e ardhshëm por nëse nuk ndërhyhet fuqishëm në merkato , objektivat do të vihen në rrezik.

 Fakti që e bën yllin e ‘’ Ujqërve ‘’ edhe më të preferuar është përshtatja në shumë pozicione dhe në Katalunjë shpresohet në transferimin e Adama Traores për të qetësuar  situatën e agravuar e cila reflekton sezonin më të dobët të Barcelonës në vitet e fundit .

 Për fatin e tij , Premier League ia ka hapur dyert drejt suksesit dhe ky moment konsiderohet i duhuri për ti shërbyer skuadrës ku u zhvillua në shenjë respekti dhe mirënjohje për mbështetjen që i dha në të kaluarën .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy