
Kalimi i Theo Hernandez në ‘’ San Siro ‘’ pa dyshim që konsiderohet një ndër vendimet më të qëlluara në karrierë. Francezi është i pazëvëndësueshëm për Stefano Piolin dhe pavarësisht se i mbeten edhe dy vite kontratë , kuqezinjtë synojnë përshpejtimin e rinovimit me 24 vjeçarin .
Shfaqja e Paris St Germain mbetet një kërcënim dhe italianët sipas ‘ Il Corriere della Sera ‘ i kanë ofruar pilarit të prapavijës 2 vite rinovim dhe natyrisht një përfitim prej 4 milionë eurosh në sezon , dyfishi i pagës aktuale.
Por fakti se ‘’ Les Pariziens ‘’ kanë një potencial shumë herë më të madh se Milani ia rrit kreditet për ta transferuar në ‘’ Parque de Prince “ , operacion që konsiderohet i vështirë sepse Theo Hernandez është shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë .
Gjithashtu favori i ishi-t të Real Madridit është se shquhet si një lojtar i guximshëm sepse gjithmonë merr iniciativa për ti ardhur në ndihmë sulmit .
Në 9 ndeshje ka shënuar 1 gol dhe ka rezultuar efikas në 3 asiste duke e merituar thirrjen nga Didier Deschamps .
Puna voluminoze e Theo Hernandez i ka lëshuar sinjalet në zyrat e Milanit , drejtuesit e të cilit duhet menjëherë të sigurojnë qëndrimin e francezit sepse në të kundërt do të ishte e pafalshme për ta .
Dëshira për të dhënë maksimumin po i jep frytet dhe kjo skuadër po mundohet ta shtrijë protagonizmin edhe në Uefa Champions League , eveniment ku fatkeqësisht ka regjistruar dy humbje në dy ndeshjet e para .



