
<p>Arjan Rizai, president i Federatës së Arteve Marciale Mikse, në një intervistë për MCN Informacion bëri thirrje për mbështetjen e këtyre sporteve, përfitues të të cilave janë sidomos fëmijët dhe të rinjtë. Rizai tha se e ka ndërmarrë këtë nismë që në vitin 2012, nuk ka marrë asnjëherë fonde.</p> <blockquote> <p><em>Largojmë fëmijët nga aktivitete të tjera të dëmshme, rrit përqendrimin dhe përmirëson formën fizike. Është disiplinë dhe formim i karakterit. Por mbi të gjitha është përqendrimi etik dhe disiplinor që sjell. </em></p> <p><em>Qëllimi i federatës dhe sportit është t’u japim të gjithëve një shans. Një prind duhet të jetë i sigurt që ta sjellë fëmijën. Nëse ne punojmë mund të bëhemi vend lider në rajon. Por që të marrim medalje më shumë duhet të bashkohen të gjithë faktorët. Janë bërë 50 kampionate. Ne organizojmë çdo vit 3-4 aktivitete. Në 6 aktivitete kemi nxjerrë sportistë që përfaqësojnë vendet e tjera. Kanë ikur për shkak të pamundësisë për t’ua mbuluar ne shpenzimet. </em></p> <p><em>Ne do të kultivojmë sportistë. Do të donim mbështetjen e institucioneve qendrore dhe vendore por edhe të biznesit për kategori fëmijësh si fëmijët jetimë, ata që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta etj. kemi dy akademi në Tiranë, një në Durrës dhe një në Shkodër. Qëkur është themeluar Federata e MMA, shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova janë bërë pjesë. Nga 2012 e deri sot, Federata ka qenë me zero fonde. </em></p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/m7leVMn6S7o?si=u6fKt4kxFBtq9A4b" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>



