Kimmich refuzon Barcelonën

Kimmich refuzon Barcelonën

Pas fitimit të La Ligas dhe Superkupës së Spanjës , drejtuesit e Barcelonës kanë filluar të mendojnë për merkaton , e cila konsiderohet shumë e rëndësishme me objektivin e vijimit në të njëjtën rrugë edhe në sezonin vijues. Joshua Kimmich së fundmi është bërë pjesë e planeve të Xavi Hernandezit , i cili e përfundon kontratën në 30 qershorin e 2025-sës me Bayern Munchen por sipas lajmeve të fundit , 28 vjeçari i ka refuzuar spanjollët dhe synon ti qëndrojë besnik bavarezëve deri në përfundimin e saj. Mbi të ardhmen ka komentuar kështu : “ Nuk i kushtoj vëmëndje thashethemeve . Objektivi im është qëndrimi tek Bayerni dhe do ta respektoj kontratën e firmosur “ , ishin këto fjalët e Joshua Kimmich. Traineri i ‘’ Blaugranëve ‘’ e ka vlerësuar gjithmonë përshtatjen e tij në disa pozicione , fakt që do ti jepte pa dyshim përparësi gjatë vijimësisë, objektivi i e cilëve është shtimi i trofeve në vitrinë dhe mbi të gjitha një përfaqësim dinjitoz në Champions League për ti harruar sa më shpejt disfatat e të kaluarës.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy