
Pas dëshimit me Gleison Bremer i cili vendosi për Juventusin , Interi përsëri ka filluar tentativat për të blinduar prapavijën në vigjilie të sezonit të ri .
Milan Skriniar mbetet një ndër të preferuarit e Simone Inzaghit në këtë pozicion dhe zikaltërit vijojnë të insistojnë pasi kërcënohen seriozisht nga Paris St Germain .
Kontrata e sllovakut mbetet në fuqi deri në 30 qershorin e 2023-shit por nëse negociatat do të rezultojnë të suksesshme parashikohet që të qëndrojë në Milano deri në 2027-tën kundrejt një përfitimi prej 6 milionë eurosh në sezon.
Gjatë viteve sezoneve tek Interi , 27 vjeçari është shëndërruar në një lider në prapavijë , fakt i cili me shumë meritë e ka pozicionuar në një ndër më të mirët në botë dhe i mbetet në dorë italianëve për ta patur në dispozicion edhe në të ardhmen .
‘’ Les Pariziens ‘’ ishin shumë afër firmosjes me Milan Skriniar për 60 milionë euro por gjigandët e Serisë A pretendojnë qëndrimin në mitikun ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ sepse konsiderohet një element i domosdoshëm për arritjen e objektivave në vijimësi.
Në përgjithesi për ekipe të këtij niveli mbetet prioritet qëndrimi i peshave të rënda sepse në çdo sezon luftohet për tituj të rëndësishëm .
Objektivi për të besuarit e Simone Inzaghit është ulja e menjëhershme e Milanit nga froni dhe arritja sa më larg në Uefa Champions League, turneu më prestigjoz i kontinentit të vjetër por eksperienca e Interit parashikohet se do t’ia lehtësojë punën pavarësisht se konkurrenca vijon tejet e ashpër.



