
Në kohët e fundit rendimenti i Ronald Araujos me Barcelonën dhe Uruguajin ka ardhur në rënie.
Ky fakt e ka shqetësuar trainerin Hansi Flick, i cili ka paqartësi në lidhje me vijimësinë e mbrojtësit.
Drejtuesit menjëherë janë vënë në dispozicion të ofertave në adresë të 26 vjeçarit, i cili është në një situatë jo komode në ‘’ Camp Nou ‘’.
Pikërisht merkatoja e verës do të jetë determinante për ti dhënë zgjidhje kësaj situate dhe duhet theksuar se për Ronald Araujon disa ekipe kanë shfaqur interes.
Prej gjashtë sezonesh shtatlarti nga Rivera ka treguar cilësitë në rradhët e ‘’ Blaugranëve ‘’ por siç dihet rivaliteti vijon të jetë shumë i ashpër dhe nëse nuk je në lartësinë e duhur të pakta janë shanset për të qëndruar.
Në sezonin aktual nxënësi i Marcelo Bielsas tek kombëtarja ‘’ Charrua ‘’ është aktivizuar në 25 sfida dhe ka shënuar 2 gola me kampionët në fuqi të La Ligas, statistika të vakëta, shtuar edhe lojën jo bindëse.



