
Pas humbjes së garës për Gabri Veigan, i cili vendosi të transferohet në Arabinë Saudite, drejtuesit e Napolit tanimë e kanë përqëndruar vëmëndjen tek një tjetër lojtar për mesfushën. Giovani Lo Celso konsiderohet i përshtatshëm nga Rudi Garcia, i cili do të ketë një sfidë të vështirë përpara për arsye se bardhekaltërit duhet të mbrojnë titullin e fituar në Scudetto në sezonin e shkuar . Përshtatja e argjentinasit në disa pozicione të mesfushës e shëndërron në një opsion ideal , sidomos për lojën që zhvillojnë ‘’ Il Partenopei ‘’, skuadër e cila do të masë forcat me Barcelonën dhe Real Betisin për ishi-n e Rosario Central. Megjithatë , italianët konsiderohen një destinacion shumë interesant , të cilët në sezonin aktual pa dyshim do të jenë rivalët për tu mundur, në Serinë A dhe Champions League.



