Milan pëlqen Renato Sanchez

Milan pëlqen Renato Sanchez

E ardhmja e Franck Kessies tek Milani ka marrë një rrjedhë të paparashikuar dhe drejtuesit e kuqezinvje  kanë nisur tratativat për ta zëvëndësuar në mënyrën e duhur mesfushorin .  Lojtari nga Bregu i Fildishtë pretendohet nga Barcelona dhe Real Madridi të cilat do të zhvillojnë një tjetër ‘’ Superclasico ‘’ të zjarrtë .

Ishi i Atalantës i ka bërë shumë mirë detyrat dhe i  është bindur ashtu siç duhet urdhërave të Stefano Piolit deri në arritjen në këtë stad i cili është plotësisht i merituar . Italianët nuk kanë ndjetur duarkryq përpara kësaj situate sepse kemi të bëjmë me një ndër nxënësit shembullorë të teknikut Italian  dhe ia kanë vënë gishtin portugezit Renato Sanchez .

Informacionet e marra nga drejtori sportiv Paolo Maldini flasin me superlativa për yllin e Lilles dhe paraqitjet e bëra me francezët bindin .

Pavarësisht se ka patur një periudhë rënie prej shumë vitesh , Milani është zgjuar duke e rimarrë veten veçanërisht në Itali sepse në Champions League i mbetet akoma punë për arsye se konkurrenca  vështirësohet me kalimin e kohës .

Nëse i referohemi 24 vjeçarit , duhet shtuar se ka pësuar disa luhatje në karrierë kryesisht tek Bayern Munchen ku s’mundi të lërë gjurmë ,por tashmë  me këtë opsion i hapet automatikisht një tjetër derë për të vijuar karrierën .

Megjithatë s’duhet anashkaluar as  kundërpërgjigjja e kampionëve në fuqi të Ligue 1 , të cilët natyrisht s’do të kërkojnë të prishin harmoninë brenda ekipit por duhet parë se deri ku e kanë limitin drejtuesit e Milanit në negociatat vijuese .

 


 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy