
Pavarësisht ecurisë pozitive në çdo kompeticion, tek Real Madridi po punohet për përsëritjen e sezonit të shkuar, i kurorëzuar me fitimin e trofeve të rëndësishëm, përfshirë edhe Champions Leaguen.
Tek ‘’ Galaktikët ‘’ hapat fals nuk lejohen, edhe pse futbolli në shumë raste të surprizon.
Drejtuesit e kryeqytetasve kanë preferuar Spanjën, konkretisht Valencian, skuadër me të cilën aktivizohet Yarek Gasiorowski.
Fuqizimi i prapavijës vijon të jetë një prioritet për Carlo Ancelottin, teknik i cili meriton duartrokitje pasi të drejtosh një ekip si Real Madridi nuk është aspak e lehtë.
Përveç efektivitetit në repartin defensiv, 19 vjeçari shquhet edhe për shënimin e golave, i cili për më tepër ka spikatur tek Spanja në kategorinë e moshave.
Lajmi është raportuar nga e përditshmja ‘ As ‘, për të cilin Florentino Perez duhet të shpenzojë 45 milionë euro, shifër që i korrespondon klauzolës për prishjen e kontratës me bardhezinjtë.
Megjithatë, ashtu siç ndodh rëndomtë, për Yarek Gasioroswskin përveç ‘’ Los Merengues ‘’ edhe Salzburgu, Interi dhe Atletico Madridi kanë shfaqur interes, element shumë premtues për të ardhmen.
Për çdo lojtar transferimi në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ është një privilegj, duke qenë se ‘’ Los Blancos ‘’ janë një ndër klubet më të suksesshëm të historisë së futbollit.



