
Largimi i Virgil Van Dijk, menjëherë ka vënë në lëvizje drejtuesit e Liverpoolit për ti gjetur zëvëndësuesin.
Listës së trainerit Arne Slot i është shtuar emri i Glesion Bremer, i cili është paraqitur mjaft mirë në rradhët e Juventusit.
Braziliani ka rezultuar tejet efikas në prapavijë, duke i dhënë mundësinë ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ të jetë tejet solide gjatë sezonit.
Sipas ‘ Evening Standart ‘, anglezët kanë filluar kontaktet me drejtuesit e torinezëve, të cilët pretendojnë 70 milionë euro për ishi-n e Torinos.

Gjithsesi do të ketë edhe një kosto për ish rekordmenët e Italisë sepse nëse 28 vjeçari largohet nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ mund të lërë një boshllëk në këtë repart.
Në dy sezonet me Juventusin, Gleison Bremer është aktivizuar në 83 sfida dhe ka shënuar 8 gola. Ndërkohë Liverpooli medoemos do të tentojë të rikthehet tek titujt sezonin vijues, ekip me mjaft histori në Angli dhe gjithashtu në Europë.
Nëse i referohemi lojtarit në fjalë duhet theksuar se është mjaft potent, efikas në të shumtat e rasteve në duelet në ajër, për të cilin parashikohet se Liverpooli s’do ta ketë aspak të lehtë.



