Roberto Bordin është trajneri i ri i Elbasanit. Zyrtarizimi i marrëveshjes ka ardhur nga vetë klubi verdheblu.
Tekniku italian do të pasojë në stolin e Elbasanit të larguarin Nevil Dede, që ngjiti skuadrën në Superiore.

59-vjeçari vjen me një karrierë të pasur në fushën e trajningut, ku ka drejtuar ekipe të njohura si Sheriff Tiraspol Neftchi Baku dhe Triestina.
Gjithashtu Bordin ka drejtuar për 12 ndeshje edhe kombëtaren e Moldavisë.



