Xabi Alonso, kandidat për Manchester City-n

Xabi Alonso, kandidat për Manchester City-n

  Merkatoja e verës sigurisht si çdo tjetër do të jetë shumë e rëndësishme si për lojtarët ashtu edhe trainerët.

Një ndër protagonistët do të jetë Xabi Alonso i cili para pak ditësh i dha fund eksperiencës me Real Madridin.

 Mirëpo pavarësisht kësaj periudhe jo të mirë cilësitë e ishi-t të Bayer Leverkusenit as që mund të vihen në diskutim, fakt i cili është shoqëruar me interesin e drejtuesve të Manchester City-t. 

Cikli i Pep Guardiolas tek ‘’ Qytetarët ‘’ është drejt fundit dhe 44 vjeçari konsiderohet ideali për ta zëvëndësuar.

 Nuk do të jetë aspak e lehtë për ta zëvëndësuar të famshmin ‘’ Pep ‘’ i cili ka lënë gjurmë tek çdo ekip por çdo fillim e ka edhe një fund. 

Tek anglezët kërkohet transferimi i një traineri me prestigj dhe Xabi Alonso e ka treguar edhe në të shkuarën tek ‘’ Aspirinat ‘’ me të cilët fitoi Bundesligën, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë.

 Por s’duhet harruar se edhe drejtuesit e Liverpoolit së fundmi kanë shprehur interesin për ta rikthyer në ‘’ Anfield Road ‘’, ç’ka e bën këtë sfidë edhe më interesante.

 Do të jetë një duel shumë i luftuar për ish kampionin e Europës dhe botës me kombëtaren e ‘’ La Furia Rojas ‘’ i cili përfshihet në rangun e më të mirëve në kontinentin e vjetër. 

Me kapacitetin që e karakterizon e ardhmja e Xabi Alonsos parashikohet tek një ekip elite dhe lista e pretendentëve mund të zgjerohet me kalimin e kohës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy