FIFA dënon Hungarinë, ndeshja me Shqipërinë do të luhet pa tifozë

FIFA dënon Hungarinë, ndeshja me Shqipërinë do të luhet pa tifozë

FIFA ka dënuar kombëtaren e Hungarisë pas abuzimeve raciste të tifozëve ndaj lojtarëve të Anglisë, në ndeshjen e zhvilluar në Budapest. Hungaria është dënuar me zhvillimin e dy ndeshjeve me dyer të mbyllura, si dhe me një gjobë prej 185 mijë eurosh.

Sipas dënimit për Hungarinë, do të thotë se ndeshja ndaj Shqipërisë, e planifikuar për 9 tetor, do të zhvillohet pa tifozë.

Ndeshja për të cilën u dha dënimi, është ajo e 2 shtatorit, kur Anglia i mposhti në shtëpi me rezultatin 4-0, ndërsa tifozët vendas shpërthyen në racizëm ndaj lojtarëve kundërshtarë, diçka që nuk është toleruar nga FIFA, që menjëherë mori masa ndaj kombëtares hungareze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy