
Pas përfundimit të etapës me Sevillan, për Sergio Ramos po flitet se mund të provojë veten larg Europës.
Eshtë Boca Juniorsi, një ndër ekipet më të njohur në Amerikën e Jugut, i cili ja ka hapur dyert e ‘’ La Bomboneras ‘’ mbrojtësit.
Kryeqytetasit do të drejtohen në vijimësi nga Fernando Gago, ish shoku i andaluzit tek Real Madridi.
Sipas ‘ Sport ‘, numri një i stolit e ka kontaktuar personalisht 38 vjeçarin, i cili ja njeh mirë cilësitë dhe e konsideron një vlerë të shtuar për Boca Juniorsin.
Eksperienca dhe profesionalizmi mund ti vinë në ndihmë prapavijës, edhe pse kampionati argjentinas është një ndër më të komplikuarit.
Por ish kampioni i Europës dhe botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ e ka shpalosur potencialin ndër vite, lojtar që tashmë është ndoshta në metrat e fundit të karrierës.
Në të shkuarën tek gjigandët e Kupës Libertadores janë transferuar disa lojtarë që lanë gjurmë edhe në kontinentin e vjetër, si Daniele de Rossi, Edinson Cavani etj dhe sipas zërave ish kapiteni i Real Madridit do të jetë ai i rradhës.



