Nuk kanë fund problemet me dëmtimet te Barcelonës, pas grumbullimeve të kombëtareve. I fundit që është shtuar në listën e të dëmtuarve, është Ronald Araujo.
Mbrojtësi ka pasuar një dëmtim në kofshën e djathtë, gjatë grumbullimit me Uruguain.
Mjekët e Barcelonës, i kanë sugjeruar Araujos të operohet dhe ai ka vendosur t’i dëgjojë. Kështu lojtari do të operohet ditën e mërkurë, por rrezikon seriozisht Botërorin që nis në mes të muajit nëntor.
Nuk ka ende një datë për rikuperimin e lojtarit, por rreziku që të humbasë Botërorin e Katarit, është e madhe.



