Muriqi shkëlqen me katër gola, Kosova mposht me lehtësi San Marinon (VIDEO)

Muriqi shkëlqen me katër gola, Kosova mposht me lehtësi San Marinon (VIDEO)

Kosova ka mposhtur në miqësore San Marinon me rezultatin 4-1. “Dardanët” dhuruan spektakël nga fillimi në fund, duke mos e vënë për asnjë moment në dyshim fitoren. Lojtari i ndeshjes ishte padyshim, Vedat Muriqi.

Sulmuesi i Lazios shënoi të 4 golat e Kosovës, duke treguar se është në një formë të shkëlqyer. Paraqitje mbresëlënëse zhvilloi edhe Arbër Zeneli, i cili ka 3 asiste në 3 golat e parë të Muriqin, ndërkohë që goli i katërt erdhi me penallti.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, u pa qartë se pavarësisht se është fundi i kampionatit, lojtarët e Kosovës zotërojnë një formë të mirë, pavarësisht nivelit të dobët të kundërshtarit.

Vlen të theksohet se San Marino është në të njëjtin grup me Shqipërinë, për kualifikueset e Botërorit “Qatar 2022” dhe në ndeshje e zhvilluar në muajin mars, të besuarit e Rejës triumfuan 2-0.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy