
Largimi i Sergio Ramos nga Real Madridi e ka përkeqësuar disi situatën në prapavijë dhe kryeqytetasit janë duke planifikuar mbërritjen e një tjetër lojtari që do ti ofrojë garanci këtij reparti . Me Militaon dhe Nacho Fernandez nuk është e mjaftueshme dhe pista që ka marrë më shumë vëmëndje aktualisht nga ‘’ Galaktikët ‘’ është ajo e Pau Torres . Kapiteni i Villarealit e ka mbyllur sezonin me trofe , ku ishte një ndër protagonistët kryesorë të finales së Europa Leagues kundër Manchester United. Suksesi i 24 vjeçarit nuk është ndalur me kaq sepse ka vijuar të reflektohet edhe në Europian , eveniment në të cilin po gëzon rolin e titullarit në skemat e formuara nga Luis Enrique .
‘’ Los Blancos ‘’ në këtë luftë do të kenë një kundërshtar të ashpër si Manchester United por nëse duan ti parakalojnë ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ duhet ti paguajnë ‘’ Nëndetëses së Verdhë ‘’ 65 milionë euro , e cila konsiderohet e tepruar nga drejtuesit e angezëve . Të gjithë janë koshientë se sa e ndërlikuar është të transferosh lojtarë të niveleve në këto kohë pandemie por konkurrenca e ashpër që ekziston në kontinentin e vjetër e imponon një gjë të tillë dhe sidomos skuadrat me emër duhet të sforcohen për të mos devijuar gjatë rrugës drejt suksesit . Nëse do të jepnim një verdikt se si mund të vijojnë zhvillimet në lidhje me Pau Torres , Manchester United mbetet i avantazhuar sepse gëzon financa më të shëndosha në krahasim me spanjollët.
Por duke qenë se është një profesionist i vërtetë , gjatë deklaratave të fundit ka refuzuar të shprehet mbi këtë temë për faktin se është 100 % i fokusuar tek ‘’ La Furia Roja ‘’ të cilën e presin dy përballje shumë interesante të grupit E me Poloninë dhe Sllovakinë por s’duhet anashkaluar se eksperienca do të bëjë të vetën në një evenimet me të tilla përmasa .
3 gola në 44 ndeshje janë statistika pozitive për Pau Torres të cilit i ka trokitur fati në derë sepse Manchester United dhe Real Madridi janë dy skuadra me shumë histori por i mbetet në dorë ishi-t të Malagas të vendosë për vijimin e karrierës .



