Java vendimtare, Chelsea vendos për të ardhmen e Brojës

Java vendimtare, Chelsea vendos për të ardhmen e Brojës

Armando Broja është rikthyer te Chelsea pas huazimit te Southampton në sezonin e fundit, ku tregoi paraqitje të shkëlqyera.

Megjithatë duket se e ardhmja e sulmuesit shqiptar nuk do të jetë te blutë e Londrës. Këtë e ka konfirmuar trajneri Thomas Tuchel, i cili ka vendosur të mos e grumbullojë 20-vjeçari në fazën përgatitore.

E përditshmja angleze “Daily Mail” bën të ditur se Chelsea ka planifikuar shitjen e Brojës dhe kjo javë është vendimtare për shqiptarin.

Katër klube nga Premier League, kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e sulmuesit. Bëhet fjalë për Newcastle United, Everton, Southampton dhe West Ham United, të cilat janë të gatshme të bëjnë ofertat e tyre, për Brojën.

Nga ana tjetër, Chelsea kërkon të paktën 30 milionë euro, për të lënë të lirë Brojën, i cili nuk është në planet e klubit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy