Suedia e femrave është kualifikuar në gjysmëfinale në Lojërat Olimpike, të cilat janë duke u zhvilluar në Japoni.
Suedezet kanë triumfuar me shifrat 3-1 ndaj Japonisë, teksa një prej golave e shënoi edhe futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, e cila luan për Suedinë. Futbollistja 32-vjeçare, shënoi golin e tretë dhe të fundit për Suedinë, teksa shndërroi në gol një penallti të fituar nga ekipi i saj.
Ky është goli i parë për Asllanin në Lojërat Olimpike, teksa tashmë Suedia ka kaluar në gjysmëfinale, aty ku do të përballet me Australinë.



