Liverpool një hap larg Luis Diaz

Liverpool një hap larg Luis Diaz

 Afro 70 milionë euro i janë dashur Liverpoolit që tashmë është shumë afër marrëveshjes me ekstremin Luis Diaz.  Kolumbiani prej një kohe të gjatë ka rezultuar prioritet absolut për Jurgen Kloppin dhe drejtuesit e ‘’ The Redsave ‘’ janë afër plotësimit të dëshirës së strategut gjerman .

25 vjeçari është një ndër lojtarët në modë nëse i referohemi aktualitetit dhe anglezët nuk janë dorëhequr në asnjë moment dhe Fabrizio Romanos Luis Diaz  është shumë afër transferimit në ‘’ Anfield Road ‘’.

Anglezëve i mbetet shumë për të bërë në pjesën më vendimtare të sezonit sidomos pas grumbullimit të Sadio Manes dhe Mohamed Salah me kombëtaret e tyre respektive duke e bërë të domosdoshëm transferimin e një sulmuesi cilësor në Liverpool .

Sipas parashikimeve  ishi i Atletico Junior pritet që të bëhet pjesë e ‘’ Të Kuqëve “  në orët e ardhshme duke u konsideruar kështu si një ndër surprizat e fundit të merkatos .

Një aspekt që meriton të theksohet  është se ylli i kombëtares së ‘’ Los Cafeteros “  do të ketë shumë përparësi tek Liverpooli sepse njihet si një kundërshtar shumë i frikshëm dhe do të mund të afrohet me titujt kolektivë për të lartësuar figurën dhe pse jo mos të shëndërrohet në një idhull për tifozerinë vendase .

16 gola dhe 6 asiste në 28 sfidat e gjysmës së parë së sezonit evidentojnë se jemi përballë një kërcënimi për çdo skuadër dhe në këtë rast i takon Jurgen Kloppit të gëzohet sepse me një komponent të tillë ofensiva e lideruar nga gjermani mund ta shtojë efikasitetin në vijimësi .

 

 

 

                  

 

 

 

 

 

                

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy