Komisioni Evropian i ka dalë në krah UEFA-s, në përpjekjen e saj për për të bllokuar krijimin e një "super lige" kontinentale.
"Nuk ka asnjë mundësi për pakicën që të shtrembërojnë natyrën universale dhe të larmishme të futbollit evropian", tha Margaritis Schinas, nënkryetar i Komisionit Evropian. "Mënyra sesi jetojnë europianët nuk përputhet me një futboll të rezervuar vetëm për të pasurit dhe të fuqishmit."
Schinas reagoi pas përpjekjes së organeve drejtuese për t’i ndaluar klubet elitare të Evropës të krijonin një ligë pan-kontinentale.
Ka sinjalizime se po u ndalohet lojtarëve të mundshëm të superligës për të marrë pjesë në Kupën e Botës dhe turne të tjerë të mëdhenj, sipas një letre të publikuar të enjten nga FIFA - organi drejtues i futbollit botëror - dhe e firmosur nga shefat e futbollit global.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili nënshkroi letrën, është takuar muajt e fundit me Schinas dhe zyrtarë të të tjerë të lartë të BE-së për një sërë temash nga vaksinat te veprimi klimatik. Në këto takime është diskutuar edhe mbi nevojën për të mbrojtur solidaritetin në sportin evropian.
Kritikët e Superligës thonë se kjo do të minojë ekonominë e dobët të futbollit, veçanërisht në vendet më pak të pasura ku paratë nga gara elitare shkojnë për të mbështetur sportin bazë.



