Shqipëria mbërrin në Uells, trajneri Reja humb një lojtar të rëndësishëm

Shqipëria mbërrin në Uells, trajneri Reja humb një lojtar të rëndësishëm

Shqipëria do të luajë 2 miqësore në muajin qershor, teksa do të përballet me Uellsin dhe Republikën Çeke. Pikërisht ditën e sotme, Kombëtarja kuqezi ka mbërritur në Uells, ku do të qëndrojë deri më 5 qershor, ditë kur do të luajnë edhe miqësoren e parë në Cardiff.

Trajneri Edoardo Reja duhet të përballet me një tjetër mungesë. Odise Roshi nuk do të jetë me Shqipërinë në dy ndeshjet miqësore, për shkak të një problemi.

Fieraku ka pësuar tërheqje muskulore dhe pas testeve është vendosur që të mos jetë pjesë e grumbullimit për 2 ndeshjet e radhës.

Njoftimi i FSHF-së:

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur sot në Uells, ku të shtunën, datë 5 qershor, do të luajë ndaj vendasve në miqësore. Delegacioni kuqezi është akomoduar pas mesditës në hotelin ku do të qëndrojë në Cardiff, ndërsa pasdite rreth orës 17:30 do të zhvillojë një seancë stërvitore të plotë.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se trajnerit Edoardo Reja do t’i mungojë një tjetër element i rëndësishëm për këto dy takime.

Mesfushori Odise Roshi ka pësuar tërheqje muskulore gjatë seancës stërvitore të ditës së hënë dhe i është nënshtruar menjëherë vizitave të specializuara mjekësore.

Duke parë gradën e dëmtimit, stafi mjekësor i Kombëtares ka vendosur që lojtari të qëndrojë pushim dhe të mos jetë i gatshëm për dy miqësoret ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke. Kësisoj, Roshi nuk ka udhëtuar me skuadrën drejt Uellsit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy