
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka bërë një kërkesë të çuditshme te PSG, për sulmuesin Kylian Mbappe.
Duke folur për “Telefoot”, tekniku francez, u shpreh se Mbappe duhet të luajë më pak te PSG, në mënyrë që të mos rrezikojë një dëmtim para Botërorit, që starton në mes të nëntorit.
Unë e di se ata duan që Kylian të luajë, por ai duhet të lejohet të marrë frymë pak herë pas here. Ai duhet të luajë më pak minuta. Kjo nuk do ta dëmtojë atë, në të kundërt rrezikon.
Mbappe ka startuar secilën nga nëntë ndeshjet e PSG -së në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve deri më tani këtë sezon, duke shënuar një total mbresëlënës prej 10 golash.



