Sherri në Nice-Marsellie, zbardhen vendimet

Sherri në Nice-Marsellie, zbardhen vendimet

Ndeshja mes Nice dhe Marsellie në Ligue 1, i u mbyll para kohe, për shkak të trazirave që ndodhën në stadium, aty ku tifozët vendas u futën në fushë dhe u përplasën me lojtarët dhe stafin e Marsellie.

Pas kësaj ka reaguar edhe Liga, që ka marrë vendimet fillestare. Kështu, Nice është dënuar që ndeshjen e radhës në shtëpi ta luajë me dyer të mbyllura, pa tifozë. Gjithashtu është pezulluar edhe asistenti i trajnerit Jorge Sampaolit, Pablo Fernandez. Ky i fundit akuzohet se goditi një prej tifozëve të Nice dhe tashmë është pezulluar për një afat të pacaktuar.

Këto janë thjesht vendimet fillestare, pasi sipas asaj që raportojnë në Francë, pas një hetimi më të detajuar, në muajin shtator do të ketë edhe dënime të tjera, për ngjarjen e ndodhur më 22 gusht.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy