
Prej shumë kohësh tashmë Milinkovic- Savic është bërë pjesë e pandashme e planeve të skuadrave me emër . Rezistenca e Lazios i ka dhënë shansin për qëndrimin e 26 vjeçarit në ‘’ Olimpico ‘’ por arritjet e serbit kanë marrë vëmëndje maksimale .
Paris St Germain , Juventusi , Manchester United dhe Milani kanë hyrë në këtë garë e cila është e pamundur të parashikohet dhe llogaritë kanë filluar të bëhen tek lacialët .
Presidenti Claudio Lotito ka filluar të përgatitet sepse e di se s’mund ta pengojë dhe për shumë kohë Sergej Milinkovic- Savic , i cili tashmë konsiderohet një ikonë sepse i ka dhënë gjithmonë rezultate Maurizio Sarrit.
Mirëpo përgjigjet e para klubi kryeqytetas i ka dhënë me refuzimin e 80 milionë eurove duke detyruar të interesuarit ta ngrejnë stekën deri në 100 milionë euro për golashënuesin .
Milani kërkon të jetë protagonist për një lojtar që me meritë ka fituar respektin e shumë klubeve dhe kuqezinjtë kanë menduar përfshirjen e Sandro Tonalit , natyrisht për të ulur koston e operacionit dhe t’ia hapin dyert e ‘’ San Siros ‘’.
Gjithsesi ‘’ Djalli ‘’ pavarësisht se është treguar i guximshëm , kjo histori pritet të jetë emocionuese deri në fund dhe ndoshta me të papritura sepse flitet për një duel gjigandësh dhe kush do të gabojë më pak, do të jetë fituesi i tij .
8 gola dhe 8 asiste në 30 ndeshje kanë patur influencë direkte në performancën e bardhekaltërve por me pretendentë të tillë , historia mund të jetë ndryshe për mesfushorin nga Lerida .



