Inter kryen "vetëvrasje" me PSV dhe i thotë lamtumirë Champions-it, largohet edhe Napoli, kualifikohen Tottenham e Liverpool (VIDEO)

Inter kryen "vetëvrasje" me PSV dhe i thotë lamtumirë Champions-it, largohet edhe Napoli, kualifikohen Tottenham e Liverpool (VIDEO)

Interi ka bërë një vetëvrashje në fushën e saj duke mos arritur dot që të kualifikohet për në raundin tjetër të fazës së “UEFA Champions League”.

Një barazim i vështirë kundër PSV-së në “San Siro” i eleminoi zikaltërit nga ky kompeticon duke e mbyllur me dështim fazën e grupeve.

Sfida e zhvilluar në San Siro u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, ku të parët që kaluan në epërsi ishin miqtë me anë të Lozanës.

Por, Icardi në pjesën e dytë barazoi gjithçka duke ndezuar për disa munuta shpresën e Interit tek kualifikimi, megjithse nuk arriti dot që të shënonte golin e fitores.

Në këtë mënyrë në fazën tjetër kalon Tottenhami që barazoi në “Camp Nou” ndaj Barcelonës me shifrat 1-1, ku vendasit luajtën pa Messi-n, i cili është aktivizuar në minutën e 63-të.

Dembele ka kaluar në avantazh spanjollët me një gol magjik pas 7 minutash lojë, por pesë minuta para fundit ka ardhur goli i Lucas Moura që ka kualifikuar Tottenham në 1/8-at dhe ka eliminuar Inter-in.

Ndërkohë, Borussia Dortmund ka fituar Grupin A pas fitores 2-0 t ë marrë në fushën e Monaco falë dygolëshit të FGuerreiro (15′, 88′).

E ka mbyllur në vendin e dytë Atletico Madrid, që nuk ka shkuar më larg se një barazim pa gola në  fushën e Club Brugge.

Napoli grumbulloi 9 pikë në 6 ndeshjet e fazës së grupeve dhe ruajti golaverazhin +2, një sezon shumë i mirë dhe në një grup tjetër, do të ishte kualifikuar pa asnjë problem. Të njëjtat statistika ka dhe Liverpuli (9 pikë, +2), por të kuqtë kanë shënuar dy gola më shumë se napolitanët.

Skuadra e drejtuar nga Ançeloti largohet kështu në mënyrë të dhimbshme nga Champions-i, duke u mjaftuar vetëm me “Europa League”.

Pavarësisht se i kishin shanset për të mos dalë pa pikë nga “Anfield Road”, djemtë e Klop e ruajtën mirë avantazhin e krijuar nga Salah që në pjesën e parë, duke u kualifikuar mes drithërimash.PSG-ja e kishte të thjeshtë në transfertë kundër Cverna Zvezdës, duke fituar 3-1 dhe duke u kualifikuar si “kokë grupi”. Kavani, Nejmar dhe Markinjos shënuan për kryeqytetasit francezë.

Më poshtë rezultatet e mbrëmjes së sotme dhe golat në takimet kryesore.

Barcelona – Tottenham 1-1

Gallatasari – Porto 2-3

Shalke – CSKA 1-0

Club Brugge – Atl Madrid 0-0

 Crvena Zvzda – PSG 1-4

Inter –PSV 1-1

 Liverpul – Napoli 1-0

Monaco – Dortmund 0-2

——————————————————–

Liverpul – Napoli 1-0

GOL! I jashtëzakomshëm Salah që i jep avantazhit Liverpulit me anë të një veprimi mjaft të bukur brenda zonës

 

——————————————————–

Inter –PSV 1-1

GOL! Interi barazon rezultatin me anë të sulmuesit Icardi

GOL! PSV-ja befason Interin, kalon në epërsi me anë të Lozano

——————————————————–

Barcelona – Tottenham 1-1

GOL! Tottenhami barazon rezultatin me ane te Lucas

GOL! Dembele me një aksion fantastik i jep epërsinë Barcelonës përballë Tottanhamit

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy