Fitorja ndaj Zvicrës, Tahiri: Brazili ishte cinik, do shkojë lart

Fitorja ndaj Zvicrës, Tahiri: Brazili ishte cinik, do shkojë lart

Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, analizoi fitoren minimlae, që Brazili regjistroi ndaj Zvicrës.

Në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, Tahiri deklaroi se Brazili ishte cinik ndaj helvetëve, por shtoi se kanë një skuadër shumë të mirë dhe ka besim se do shkojnë lart.

Brazili sot ishte më cinik. Zvicra në 6 ndeshjet e fundit, vetëm një gol kishte pësuar. Brazili ka shumë lojtarë, edhe ndërrimet ishin të mira. Mungesa e Neymar, ndoshta nuk i dha atë kualitetin, por kishin edhe lojtarë të tjerë me kualitet.

Pas golit të Casemiro, aty filloi u lirua Brazili dhe e qarkullonte më mirë topin. Kishte raste me Vinicius dhe të tjerë. Brazili është i fortë në mbrojtje, luan shkurtër dhe bukur. Është ekipi që luan saktë dhe qarkullon topin. Është një nga ekipet që do shkojë lart.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy