Europiani U-17 në Shqipëri, katër stadiumet ku do të luhen ndeshjet

Europiani U-17 në Shqipëri, katër stadiumet ku do të luhen ndeshjet

Shqipëria do të organizojë Europianin U-17 në vitin 2025, teksa vendimi u mor në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Një arritje e madhe për Shqipërinë në futboll, që pas finales së Conference League, tashmë do të presë në kompeticion madhor.

Në aplikimin që FSHF kishte bërë, ishin katër stadiume. Ndeshjet e Europianit, do të zhvillohen në stadiumet “Air Albania”, “Loro Boriçi”, “Elbasan Arena” dhe “Egnatia Arena”.

Për pritjen e një kompeticioni të tillë gjithashtu kërkohen 8 qendra stërvitore me fusha me bar natyral, të cilat do të jenë në qarqet Tiranë e Durrës, për arsye të numrit të hoteleve me kushte specifike që kërkohen.

Më konkretisht fushat e ofruar për stërvitjen e ekipeve finaliste janë Shtëpia e Futbollit, stadiumi “Selman Stërmasi”, kompleksi “Skënder Halili”, stadiumi Kamza, stadiumi “Tofik Jashari”, kompleksi Tropikal, stadiumi “Niko Dovana” dhe stadiumi Luzi i Vogël.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy