Derbi londinez për Alex Baenan

Derbi londinez për Alex Baenan

 Protagonizmi tek Villareali në këtë fillim sezoni menjëherë i ka afruar pretendentët për Alex Baenan .

Mesfushori  numëron 8 gola dhe 4 asiste në 18 sfidat e deritanishme dhe e ka ndihmuar ‘’ Nëndetësen e Verdhë ‘’ për të dalë e fituar gjatë ndeshjeve.

Pavarësisht humbjes së djeshme në Poloni , spanjollët siguruan biletën për në fazën me eleminim direkt në Conference League dhe 21 vjeçari konsiderohet një ndër elementët kyç të këtij suksesi .

Sipas Ekrem Onur në Premier League do të luhet një derbi londinez ndërmjet Aston Villas dhe Arsenalit për Alex Baenan , lojtar që ia ka shpërblyer besimin e dhënë Unay Emery-s, i cili ka filluar një tjetër eksperiencë me ‘’ Los Villanos ‘’ dhe e finalizoi kapitullin me Villarealin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ishi i Sevillas fitoi përsëri Europa Leaguen duke treguar se  mbetet një ndër trainerët më ekspertë në këtë kompeticion dhe do të provojë veten në ‘’ Villa Park ‘’  por gjithsesi drejtuesit nga Castellon tashmë kanë filluar përveshjen e mëngëve duke patur parasysh rëndësinë  e Alex Baenas në skemat e  Quique Setien . 

Pretendimi i spanjollëve është rinovimi i kontratës me talentin deri në 2025-sën, të shoqëruar me rritjen e klauzolës për prishjen e saj , e cila aktualisht arrin 35 milionë eurot. 

Edhe pse Villareali konsiderohet  një ekip cilësor dhe sigurisht i suksesshëm , një eksperiencë në Premier League mund të rezultojë tunduese për lojtarin në fjalë për arsye se konsiderohet një ndër kampionatet më spektakolarë në glob dhe një kalim i mundshëm , sidomos tek  ‘’ Tochpinjtë ‘’ do të përkthehej si mbrojtja e ngjyrave të një prej ekipeve të elitës në Angli.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy