
Pas aventurave tek Real Madridi, Fiorentina dhe së fundmi Milani, Luka Jovic tashmë është drejt largimit nga ‘’ San Siro ‘’.
Serbi nuk e ka gjetur dot vetveten tek ish kampionët e Serisë A dhe sipas ‘ As ‘, traineri Paulo Fonseca ia ka bërë të qartë se nuk e ka në planet për të ardhmen.
Edhe pas dëmtimit të Alvaro Moratas numri një i stolit ka preferuar Okafor në vend të 26 vjeçarit, i cili është zgjedhja e dytë e tij.
Ofertat në adresë të golashënuesit janë disa dhe drejtuesit e kuqezinvje shpresojnë në arritjen e një marrëveshjeje për të patur mundësi aktivizimi si titullar.
Italianët janë të ndërgjegjshëm dhe ia kanë shprehur idenë Luka Jovicit, i cili zhvilloi vetëm një sezon, shënoi 9 gola dhe kontriboi me 1 asist në 30 sfida.
Kanë mbetur vetëm pak ditë për përfundimin e merkatos së verës dhe ishi i Benfikës duhet të kërkojë domosdoshmërisht një klub për të avancuar më tej.



