Santiago Gimenez , opsion për Atletico Madridin

Santiago Gimenez , opsion për Atletico Madridin

Interesi në Serinë A për Alvaro Moratan , i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Atletico Madridit për ti gjetur një zëvëndësues ideal spanjollit. Milani momentalisht konsiderohet ekipi me më shumë shanse për të përfituar shërbimet e ishi-t të Chelseat dhe drejtuesit e ‘’ Los Colchoneros ‘’ janë fokusuar në Eredivisie, tek ekipi i Feyenoordit, në të cilin ka spikatur Santiago Gimenez. 22 vjeçari ka patur një ecuri të shkëlqyer në sezonin e kaluar , e kanalizuar në 23 gola dhe 2 asiste gjatë 45 sfidave ,statistika të cilat kanë tërhequr vëmëndjen e Diego Simeones. Flitet se akordi ndërmjet palëve për argjentinasin mund ti kalojë 30 milionë eurot, por duhet parasysh gjithashtu se edhe Manchester United dhe Bayern Munchen janë të interesuar për yllin e hollandezëve. Për ‘’ Los Rojiblancos ‘’ nuk do të jetë aspak e lehtë por për Santiago Gimenezin një largim nga Feyenoord tek një ndër ekipet e larpërmendur do të ishte një hap shumë i suksesshëm në karrierë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy