Behari: Skuadrat e Superiores mendojnë për formulën vetëm kur janë keq

Behari: Skuadrat e Superiores mendojnë për formulën vetëm kur janë keq

Trajneri Ardi Behari, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se skuadrat e Superiores e mendojnë formulën e kampionatit, vetëm kur janë keq. 

Behari deklaroi gjithashtu se klubet nuk e kanë luksin të largojnë lojtarë në janar. 

Diferenca e vogël e pikëve, tregon atë që pasqyrohet në fushë. Skuadrat pas ndeshjeve që nuk shkojnë mirë, mendojnë për “Final 4”. Mendojnë vetëm për ndeshjen e radhës. Formulën e mendojnë vetëm kur nuk janë mirë. 

Nuk besoj se shumica e skuadrave e kanë luksin të largojnë lojtarë në janar. Nuk e kanë organikën e plotë dhe e kanë të vështirë të gjejnë lojtar në janar. Nuk mund të thuash se Dodev është i keq, por nuk u përshtat. Nuk e di sa e ka luksin Vllaznia të largojë lojtarë, sepse në stol kanë lojtarë të rinj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy