Manchester United, insiston për Zubimendin

Manchester United, insiston për Zubimendin

Uria e madhe për tu rikthyer tek suksesi, i ka bërë drejtuesit e Manchester United të jenë shumë këmbngulës gjatë kësaj merkatoje verore.

Pritet një revolucion i rëndësishëm tek ‘’ The Red Devilsat ‘’, një ekip që e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm.

Situata të tilla janë normale në futboll pasi rivaliteti sa vjen edhe ashpërsohet në çdo kompeticion por anglezët do të tentojnë me çdo mënyrë për ti dhënë fund kësaj eksperience jo të mirë.

Ndër prioritetet e Erik Ten Hagut është Martin Zubimendi, i cili zhvilloi një Europian shumë të mirë me Spanjën, kombëtare që e fitoi këtë kompeticion për të katërtën herë si askush më parë, nën drejtimin e Luis de la Fuentes.

 

Drupal Ad

 

 

 

25 vjeçari konsiderohet kyç nga traineri Imanol Alguacil tek Real Sociedadi dhe sipas ‘ Transfermarkt ‘, vlera e kartonit në merkato tashmë i arrin 50 milionë eurot.

Kontrata e mesfushorit me ekipin nga San Sebastian skadon në 2027-tën, prezenca e të cilit mund të ndryshojë funksionimin e këtij reparti tek 20 herë kampionët e Premier Leagues në vijimësi.

Por në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ ka filluar të qarkullojë edhe emri i Manuel Ugartes, dy komponentë këto determinante si në ekipet respektive ashtu edhe në kombetaret përkatëse.

Për numrin një të stolit do të jetë një periudhë shumë përcaktuese, e cila do të pasqyrohet me performancat e Manchester United në sezonin vijues, një ekip shumë potent në aspektin ekonomik por referuar titujve ka mbetur dukshëm në prapavijë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy